Ndërlidhjet

Ukrainë: Flota ruse i përgënjeshtroi pohimet për ultimatum


Pamje e disa anijeve të Flotës Ruse të Detit të Zi në portin Sebastopol të Krimesë në Ukrainë
Pamje e disa anijeve të Flotës Ruse të Detit të Zi në portin Sebastopol të Krimesë në Ukrainë
Flota Ruse e Detit të Zi i ka hedhur poshtë pohimet se planifikon të lansoj një sulm kundër njësive ushtarake të Ukrainës, nëse ato nuk dorëzohen deri nesër në mëngjes.

Agjencia ruse Interfax e ka cituar një zëdhënës të Flotës Ruse të Detit të Zi, që ka thënë se pretendimi për ultimatum, për të cilin kishte njofutar ushtria e Ukrainës, ishte “marrëzirë totale”.

Më herët ka pasur raporte se komandanti i Flotës Ruse të Detit të Zi, Aleksandr Vitko, u ka dhënë ultimatum forcave ushtarake të Ukrainës, të staciouara në Krime, që të dorëzohen deri nesër në mëngjes, ose do të sulmoheshin.
XS
SM
MD
LG