Ndërlidhjet

BE: Pezullohen bisedimet për liberalizim të vizave me Rusinë


Pamje e një pjese të institucioneve të BE-s në Bruksel
Pamje e një pjese të institucioneve të BE-s në Bruksel
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po e shqyrtojnë mundësinë e pezullimit të bisedimeve për liberalizim të vizave me Rusinë, dhe për masa të tjera ndëshkuese për shkak të vendimit të Moskës për t’i dërguar trupat në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Në propozim-konkluzionet e takimit të sotëm në Bruksel, ministrat e jashtëm i “dënojnë fuqishëm” aksionet e Rusisë në Ukrainë, të cilat partaqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të përkushtimeve të Rusisë, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe bilaterale.

Mëtutje theksohet se “në mungesë hapave të uljes së tensioneve nga Rusia”, Bashkimi Evropian ka vendosur “t’i pezulloj bisedimet bilaterale me autoritetet e Rusisë për çështje të vizave dhe për marrëveshjen e re” për përparimin e lidhjet BE-Rusi.

Pritet që propozim konkluzionet e mbledhjes së sotme do të publikohen sonte më vonë.
XS
SM
MD
LG