Ndërlidhjet

Kosovë: MFSK shndërrohet në Ministri të mbrojtjes


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është kryesuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, është diskutuar për procesin dyvjeçar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.

Zoti Thaçi ka theksuar se është bërë hulumtim i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për t’i identifikuar nevojat reale të vendit dhe qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit të një sektori, që është efektiv, efikas dhe i koordinuar në përballimin e nevojave të sigurisë në Kosovë, dhe i cili do të garantojë marrjen e përgjegjësive për sigurinë, vazhdimin e integrimit evro-atlantik të strukturave të sigurisë së Kosovës dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, thuhet në faqen në Internet të Kryeministrisë së Kosovës.

Mëtutje, Hashim Thaçi i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës se bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe rrjedhimisht, të ndryshoj misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes së Kosovës.

Në këtë takim, Këshilli i Sigurisë e ka miratuar raportin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.
XS
SM
MD
LG