Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Rusia në anën e gabuar të historisë


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Rusia është “në anën e gabuar të historisë” në Ukrainë dhe se aksionet e Rusisë në këtë vend paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Mëtutje, duke folur mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama theksoi se vendimi i Rusisë për vendosjen e trupave në gadishullin e Krimesë në Ukrainë, do të tregohet si “çështje e shtrenjtë për Moskën” dhe se situata në Krime është “thellësisht shqetësuese”.

Ai ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që t’i lejoj monitoruesit ndërkombëtarë për të ndërmjetësuar një marrëveshje, që do të ishte e pranueshme për popullin e Ukrainës.

Obama i ka bërë thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar popullin e Ukrainës me një pako të shpejtë.
XS
SM
MD
LG