Ndërlidhjet

logo-print

Churkin: Yanukovich i ka kërkuar trupat ruse në Ukrainë


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Rusia thotë se presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, formalisht kishte kërkuar nga Moska vendosjen e trupave ruse për ta kthyer rendin dhe ligjin në Ukrainë.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, këto komente i bëri mbrëmë vonë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai mëtutje theksoi se Yanukovich, i cili u largua nga Ukraina në Rusi, i ka dërguar kërkesë me shkrim presidntit rus, Vladimir Putin, të shtunën e kaluar.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë diskutimit të tyre, thanë se Rusia ka hyrë në Ukrainë me pretekst të rrejshëm.

Ky ishte takimi i tretë urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën gjatë katër ditëve të fundit.

Qeveria e përkohshme e Ukrainës thotë se trupat e Rusisë ende po hyjnë në Krime.

Rusia e kishte kërkuar këtë mbledhje derisa po ballafaqohet me kërcënime në rritje për sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG