Ndërlidhjet

SHBA: Suspendohen angazhimet ushtarake me Rusinë


Pentagoni thotë se i ka pezulluar të gjitha angazhimet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha mbrëmë vonë se në këtë suspendim përfshihen ushtrimet e përbashkëta, takimet bilaterale, vizitat e porteve dhe planifikimi i konferencave.

Admirali Kirby theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë për “t’i ulur tensionet në krizën e Ukrainës dhe që forcat e Rusisë në Krime të kthehen në bazat e tyre, ashtu siç kërkohet sipas marrëveshjeve për udhëheqjen e Flotës Ruse të Detit të Zi”.
XS
SM
MD
LG