Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Ultimatumi kaloi, nuk raportohet për luftime


Luftanijet e Flotës Ruse të Detit të Zi në Krime

Luftanijet e Flotës Ruse të Detit të Zi në Krime

Një ulitmatum i raportuar që ishte dhënë nga komandanti i Flotës Ruse të Detit të Zi, Aleksandr Vitko, që forcat e Ukrainës të stacionuara në Krime të dorëzohen ose ballafaqohen me sulm, ka kaluar sot në mëngjes, por nuk ka pasur shenja të luftimeve.

Lajmin për ultimatum e kishte publikuar dje Ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Vladimir Ankin, tha mbrëmë vonë se nuk është dhënë ultimatum i tillë, ndërsa agjencia ruse Interfax e ka cituar zëdhënësin e Flotës Ruse të Detit të Zi, që ka thënë se pretendimet e tilla ishin “marrëzira totale”.

Njëherësh, Kievi ka thënë se forcat ruse janë afro16 mijë ushtarë dhe po e forcojnë rrethin e tyre në Krime.

Ushtarët e Rusisë i kontrollojnë të gjithë kufijt në Krime dhe kapacitetet ushtarake në këtë gadishull të Ukrainës dhe një terminal tragetesh në qytetin Kerç, që është vetëm 20 kilometra nga Rusia në rrugë detare.
XS
SM
MD
LG