Ndërlidhjet

Forbes: Bill Gates – më i pasuri në botë


Dy njerëzit më të pasur në botë: Bill Gates (majtas) dhe Carlos Slim Helu

Dy njerëzit më të pasur në botë: Bill Gates (majtas) dhe Carlos Slim Helu

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, është i pari në listën e njerëzve më të pasur në botë, që e ka publikuar revista Forbes.

Në këtë listë sivjet gjenden 1645 miliarderë në gjithë botën, që është numër rekord.

Bill Gates, i cili ishte i pari në këtë listë 15 herë në 20 vitet e fundit, këtë vit ia kaloi magnantit të telekomit meksikan, Carlos Slim Helu, i cili gjatë katër viteve të fundit ishte i pari në listë.

Pasuria e zotit Gates është vlerësuar në 76 miliardë dollarë, ndërsa i dyti Slim Helu, me 74 miliardë dollarë.

Më së shumit miliarderë ka në Shteetet e Bashkuara, 492, pason Kina me 152 dhe Rusia me 111.
XS
SM
MD
LG