Ndërlidhjet

Pakistan: Dy të vrarë nga sulmi në kamionët e NATO-s


Pamje e kamionëve që transportojnë furnizime për NATO-n nëpër Pakistan për në Afganistan

Pamje e kamionëve që transportojnë furnizime për NATO-n nëpër Pakistan për në Afganistan

Zyrtarët thonë se persona të armatosur sot i kanë sulmuar katër kamionë që transportonin furnizime për NATO-n nga Afganistani, nëpër pjesën veriperëndimore të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë dy vetë.

Pakistani është rruga kryesore për furnizim të misionit të NATO-s në Afganistan.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zyrtarë lokalë pakistanezë thanë se kamionët ishin sulmuar nga katër persona të armatosur, që ishin me dy motoçikleta.

Të armatosurit ishin larguar nga vendi i sulmit.
XS
SM
MD
LG