Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga i priti futbollisët para takimit me Haitin


Atifete Jahjaga me futbollistët e veshur me fanelën e kombëtares së Kosovës

Atifete Jahjaga me futbollistët e veshur me fanelën e kombëtares së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot i ka pritur futbollistët e kombëtares së Kosovës dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, në vigjilje të takimit të parë ndërkombëtar miqësor me Haitin, që zhvillohet nesër në Mitrovicë.

Zonja Jahjaga i ka përgëzuar udhëheqësit e FFK-së për punën e madhe që e kanë bërë për të arritur deri në këtë takim, ndërsa futbollistëve të kombëtares u uroi sukses në përfaqësimin e Kosovës.

Mëtutje, siç njofton presidenca e Kosovës, kryetari i FFK, Fadil Vokrri, i dhuroi Atifete Jahjagës fanellën e kombëtares së Kosovës.

“Besoj se të gjithë po ndjehemi të privilegjuar që kemi rastin të ndajmë momente të tilla bashkërisht”, tha Jahjaga.
XS
SM
MD
LG