Ndërlidhjet

AAK: Filloi nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e qeverisë


Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka filluar sot nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e qeverisë së Kosovës, për shkak se “qeveria e ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur”.

Mëtutje, në njoftimin e AAK-së theksohet se gjendja ekonomike dhe sociale është duke u përkeqësuar, papunësia po rritet, korruspioni nuk po ndalet, ndërsa Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë.

Mëtutje, teksti i peticionit thotë se qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe ta mbështesin mocionin për shkarkim të qeverisë.
XS
SM
MD
LG