Ndërlidhjet

Spanjë: Ulja e parë e papunësisë në pesë vitet e fundit


Zyra e punës në Madrid të Spanjës
Zyra e punës në Madrid të Spanjës
Spanja i ka paraqitur të dhënat sipas të cilave numri i personave të papunë ka rënë lehtë, për të parën herë në më tepër se 5 vite.

Ministria e punës ka njoftuar sot se numri i të papunëve të regjistruar zyrtarisht në muajin shkurt, ka rënë në 4.81 milionë, që është për 1949 vetë më pak.

Kjo është ulja e parë e vogël e papunësisë prej krizës financiare të vitit 2008, kur shkatërrimi i çmimeve të pronave ka çuar në vite të recesionit, humbje të miliona vendeve të punës, dhe Spanja ishte mbingarkuar me borxh.

Megjithatë, papunësia në Spanjë ende është 26%, që është e dyta më e larta në Bashkimin Evropian, pas Greqisë.
XS
SM
MD
LG