Ndërlidhjet

Sisi: Nuk i injoroj kërkesat që të jem kandidat për president


Abdel Fattah al-Sisi

Abdel Fattah al-Sisi

Komandanti i Forcave të Armatosura të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, thotë se nuk mund t’i injoroj kërkesat e “shumicës” së egjiptasve, të cilët dëshirojnë që ai të garoj për president.

Këto komente të sotme të gjeneralit Sisi janë shenja e parë se ai synon ta paraqes kandidaturën për president në Egjipt.

Tash për tash nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Gjenerali al-Sisi e ka udhëhequr përmbysjen e presidentit që mbështetej nga islamistët, Muhammad Morsi, në muajin korrik të vitit të kaluar, pas protestave masive kundër tij.

Mbështetësit e Morsit e akuzojnë al-Sisin se e ka orkestruar komplotin kundër presidentit të parë të këtij vendi, që është zgjedhur në mënyrë demokratike.
XS
SM
MD
LG