Ndërlidhjet

John Kerry arriti në Kiev


John Kerry zbret nga aeroplani në aeroportin e Kievit

John Kerry zbret nga aeroplani në aeroportin e Kievit

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur sot në Kiev të Ukrainës, derisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, kanë shpallur se po përgatisin një pako të ndihmës prej një miliard dollarësh për Ukrainën.

Vizita e zotit Kerry bëhet në periudhën kur Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e vet, po e shtojnë presionin ndaj Moskës për tërheqjen e trupave nga gadishulli i Krimesë, ose do të ballafaqohen me sanksione ekonomike dhe izolim diplomatik.

Zyrtarë të administratës së presidentit Barack Obama thonë se po shqyrtohen imponime të sanksioneve të paspecifikuara ekonomike kundër Rusisë, gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG