Ndërlidhjet

Propozohet ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së


Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Senati i Universitetit të Prishtinës në bazë të kritereve të përcaktuara në Statutin e UP-së dhe Rregulloren mbi punën e Senatit të UP-së, propozoi tre kandidatë për pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Këtë Senati e bëri të ditur përmes një komunikate pas mbledhjes së sotme që pati.

Abdullah Zejnullahu, Sali Bashota dhe Naser Zabeli ishin tre emrat që u propozuan.

Në komunikatë bëhet e ditur se pas propozimit, Senati i Universitetit votoi me votim të fshehtë për këta tre kandidatë.

Komisioni për numërimin e votave konstatoi se nga 33 anëtarë të Senatit të cilët ishin prezent, të gjithë kanë votuar.

Me këtë rast, sipas rezultateve të votimit kanë marrë shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Senatit dhe janë kualifikuar për procedurë të mëtejmë për zgjedhje nga Këshilli Drejtues i UP-së, kandidatët Abdullah Zejnullahu me 27 vota dhe Naser Zabeli me 25 vota.

Ndërkaq, Sali Bashota nuk arriti të kualifikohet për procedurë të mëtejmë meqenëse nuk ka arriti të fitojë shumicën e numrit të votave të anëtarëve të përgjithshëm të Senatit, përkatësisht 19 vota të domosdoshme.

Rektori i mëparshëm i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje në shkurt të këtij viti.

Akti i dorëheqjes pasoi protestat e studentëve, shoqërisë civile por edhe disa subjekteve opozitare pas raportimeve se Gashi si edhe profesorë e punonjës të UP-së ishin ngritur profesionalisht duke publikuar edhe shkrime në revista pa kredibilitet dhe false.
XS
SM
MD
LG