Ndërlidhjet

43 milionë teleshikues kanë ndjekur Oskarin në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar, e cila është zhvilluar të dielën në Hollivud, është ndjekur nga 43 milionë teleshikues në Shtetet e Bashkuara.

Sipas transmetuesit ABC, kjo ka qenë audienca më e madhe e spektaklit qysh në vitin 2004, kur ai është ndjekur nga 43.6 milionë teleshikues.

Vitin e kaluar, shikueshmëria ka qenë për 6.4 për qind më e vogël se sivjet.

Në ceremoninë e së dielës, filmi ‘thriller’ “Graviteti” ka fituar numrin më të madh të çmimeve Oskar, ndërsa drama historike “12 vjet skllav” është shpallur realizimi më i mirë.
XS
SM
MD
LG