Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Ndërhyrja ruse në Krime s’është shenjë e forcës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se arsyet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të dërguar forcat ruse në Krime të Ukrainës “nuk e mashtrojnë askënd”.

Obama i ka bërë këto komente pas konferencës së Putinit për gazetarë, në të cilën ai ka shpjeguar nevojën e forcave ruse në Krime.

Obama ka thënë se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë nuk është shenjë e forcës, por shenjë e përzierjes që do t’i shtyjë vendet larg nga Moska.

Ai ka thënë se ka ende shanse për Rusinë që të ndihmojë komunitetin ndërkombëtar në stabilizimin e situatës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se nëse Ukraina mban zgjedhje legjitime, atëherë njerëzit e saj duhet të qeverisin vetë me vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG