Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Bazë për paqe – marrëveshja e shkurtit


Pamje nga një takim i mëparshëm Ashton - Lavrov

Pamje nga një takim i mëparshëm Ashton - Lavrov

Rusia thotë se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe e nënshkruar muajin e kaluar, duhet të jetë bazë për stabilizimin e situatës në Ukrainë.

Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar se ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, këtë qëndrim ia ka kumtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, në takimin e mbrëmshëm në Madrid të Spanjës.

Sipas njoftimit, Lavrov i ka thënë zonjës Ashton se me marrëveshjen e 21 shkurtit parashihet reformë kushtetuese, e cila do të t’i ketë parasysh intersat e të gjitha rajoneve në Ukrainë, formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, dhe “çarmatosjen e njësive ilegale dhe largimin e tyre nga rrugët”.

Zonja Ashton sot do të udhëtoj në Kiev për takime me zyrtarët e qeverisë së përkohshme të Ukrainës.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot në Paris, për uljen e tensioneve lidhur me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG