Ndërlidhjet

SHBA: Obama e paraqiti propozimin për buxhet


Barack Obama
Barack Obama
Në propozimet e tij për buxhetin për vitin e ardhshëm fiskal, presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar rritje të rrogave minimale dhe për shpenzime të reja për përmirësimin e infrastrukturës.

Buxheti për vitin e ardhshëm fiskal parashihet të jetë 3900 miliardë dollarë.

Propozimi, që thuhet se ka pak gjasë të kaloj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, synon reduktimin e deficitit buxhetor prej 651 miliardë dollarësh, deri në vitin 2024.

Thuhet se ky propozim për buxhet shihet si paraqitje e prioriteteve të Partisë Demokratike të presidentit Obama, para zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor.

Duke e shpallur këtë propozim, mbrëmë vonë në konferencën për shtyp në Uashington, Obama tha se “buxheti ynë është për zgjidhjet, është për vlerat tona”.
XS
SM
MD
LG