Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – tre ushtarë të vrarë


Pjesëtarët e sigurisë në vendin e një eksplodimi të mëparshëm në Pakistan
Pjesëtarët e sigurisë në vendin e një eksplodimi të mëparshëm në Pakistan
Së paku tre ushtarë pakistanezë janë vrarë sot nga eksplodimi i një bombe në pjesën e trazuar veriperëndimore të këtij vendi. Nga ky sulm 11 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre seriozisht.

Raportohet se shpërthimi ndodhi në rajonin Kurram, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky ishte sulmi i fundit në Pakistan, në kohën e armëpushimit ndërmjet kryengritësve talibanë dhe qeverisë. Aktualisht po bëhen përpjekje për vazhdimin e bisedimeve për arritjen e paqes.
XS
SM
MD
LG