Ndërlidhjet

SHBA: U nderuan 10 aktiviste, përfshirë edhe Ruslana


Michelle Obama duke i duartrokitur këngëtares së njohur ukrainase Ruslana gjatë marrjes së çmimit

Michelle Obama duke i duartrokitur këngëtares së njohur ukrainase Ruslana gjatë marrjes së çmimit

Një mjeke afgane, aktivistja ukrainase, kandidatja presidenciale në Taxhikistan, dhe një klerike gjeorgjiane, janë në mesin e 10 femrave të nderuara me çmimin “Guximi i Grave Ndërkombëtare” të Departamentit amerikan të shtetit.

Në mesin e atyre që u nderuan me këtë çmim është edhe këngëtarja dhe aktivistja pro-evropiane ukrainase, Ruslana Lyzhchko.

Zonja e parë amerikane, Michelle Obama, në ceremoninë e mbrëmshme në Uashington tha se “me secilën jetë që ato e kanë prekur dhe secilin shiprt që e kanë rritur, këto gra po krijojnë valë, që shtrihen në gjithë globin”.

Ky çmim i sekretarit amerikan të shtetit ka filluar në vitin 2007 dhe u jepet grave në gjithë botën, që kanë treguar “guxim të jashtëzakonshëm dhe udhëheqje në angazhimin për paqe, drejtësi, të drejta të njeriut, barazi gjinore, dhe fuqizim të femrave”.
XS
SM
MD
LG