Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Veprime në mbështetje të rublës së dobësuar


Ilustrim

Ilustrim

Banka Qendrore e Rusisë sot ka njoftuar se më 3 mars ka shitur valutë të jashtme në vlerë prej 11.3 miliardë dollarë amerikanë, në mbështetje të rublës, e cila ishte nën një presion të paprecedent për shkak të përshkallzimit të krizës.

Shuma e parave ishte më e lartë se sa pritej nga ekspertët financiarë, dhe thuhet se ishte njëra nga ndërhyrjet më të mëdha me valuta të jashtme të Rusisë deri tash.

Për krahasim, në periudhën e krizës së thellë financiare në dhjetor të vitit 2008, Banka Qendrore e Rusisë i shpenzoi 57 miliardë dollarë.

Rubla sot herët në mëngjes ishte relativisht stabile kundër dollarit dhe euros, por aksionet ruse kanë rënë për shkak të nervozës së investitorëve lidhur me krizën në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG