Ndërlidhjet

SDD: Nisma që nuk do të jenë në harmoni me Brukselin


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Nisma qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, ka thënë se do të ndërmarrë hapa, të cilët ndoshta nuk do të jenë në harmoni me Marrëveshjen e Brukseli, nëse liderit të saj, Oliver Ivanoviq, nuk i lejohet të mbrohet në liri.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të ndërmarrim lëvizje, që ndoshta nuk do të jenë në pajtim me agjendën politike në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, dhe për këtë nuk do të bartim kurrfarë përgjegjësie, pasi lufta jonë për drejtësi dhe jetë të njeriut të pafajshëm është mbi të gjitha çështjet politike”, thuhet në kumtesën e SDD-së, por nuk precizohet se në çfarë mënyre nuk do të respektohej marrëveshja e Brukselit.

Sipas një avokati të të akuzuarit Ivanoviq, autoritetet e sistemit të drejtësisë në Kosovë e kanë refuzuar kërkesën e tij që Ivanoviq, nga paraburgimi në Prishtinë, të transferohet në Mitrovicë.

Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, i dyshuar për krime të luftës kundër shqiptarëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG