Ndërlidhjet

Rusi: Presidentët takohen për Bashkimin Ekonomik të Euroazisë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Rusisë, Bjellorusisë dhe ai i Kazakistanit do të takohen sot në Moskë për të diskutuar integrimin e mëtutjeshëm në mes të të trija vendeve.

Shërbimi i shtypit në Kremlin, thotë se presidentët Vladimir Putin, Aleksander Lukashenko dhe Nursultan Nazarbaev do të diskutojnë për funksionimin e tanishëm të Unionit Doganor që përfshijnë të trija vende si dhe për përgatitjet për fillimin e një Bashkimi Ekoniomnik të Euroazisë.

Unioni Doganor është themeluar në 2011-ten.

Kremlini zyrtar pati tentuar që të tërheqë ish-republikat e tjera sovjetike në mënyrë që edhe ato të jenë pjesë e Bshkimit Doganor, në mënyrë që ky i fundit të zgjerohet në një Union Ekonomik Euroaziatik, i modeluar pas Bashkimit Evropian, deri në 2015.
XS
SM
MD
LG