Ndërlidhjet

Raporti: Uria e civilëve si strategji lufte e qeverisë së Sirisë


Pamje e pjesëtarëve të kryengritësve në Siri

Pamje e pjesëtarëve të kryengritësve në Siri

Një raport i mandatuar nga Kombet e Bashkuara thotë se forcat e qeverisë së Sirisë po ushtrojnë fushatë të rrethimit luftarak dhe të urisë së civilëve, si pjesë e strategjisë së tyre ushtarake.

Në raportin e publikuar sot në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit tha se më tepër se 250 mijë njerëz mbesin të rrethuar në Siri, ndërsa shumica prej tyre nuk kanë “ndihmë humanitare, ushqim, kujdes mjekësor, dhe duhet të zgjedhin ndërmjet dorëzimit e urisë”.

Në raport dokumentohet një varg i krimeve të luftës dhe krime kundër nerëzimit të kryera nga të dy palët, prej mesit të korrikut të vitit të kaluar, e deri më 20 janar.

Komisioni, i cili kurrë nuk kishte pasur qasje në Siri, është mbështetur në më se 2600 intervista në rajon dhe në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG