Ndërlidhjet

Oslo: 278 nominime për Çmimin Nobel për Paqe


Catherine Ashton (në mes) Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq, janë ndër të nominuarit për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014
Catherine Ashton (në mes) Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq, janë ndër të nominuarit për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014
Numër rekord i nominimeve, gjithsej 278 sosh, janë bërë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014.

Në mesin e të nominuarve gjenden edhe Papa Françesk, aktivistja për arsimin e të rejave, Malala Yousufzai, presidenti rus, Vladimir Putin, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, e të tjerë.

Për promovimin e pajtimit në Ballkan, është nominuar edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Komiteti i Institutit Norvegjez për Nobel ka njoftuar se dje lista është ngushtuar ndërmjet 25 e 40 emrave, ndërsa deri në muajin prill do të reduktohet dhe do të mbesin pak më tepër se 10 vetë.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe zakonisht shpallet në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG