Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Krimesë mund t’i garantohet më tepër autonomi


Arseniy Yatsenyuk
Arseniy Yatsenyuk
Kryeministri i përkohshëm i Ukrianës, Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se Krimeja duhet të mbetet pjesë e Ukrainës, por ky rajon do të mund të fitonte më tepër autonomi lokale.

Në intervistën e tij për agjencinë Associated Press, Yatsenyuk i ka hedhur poshtë raportet se Ukraina po zhvillon negociata me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sistemeve mbrojtëse raketore të Shteteve të Bashkuara në këmbim për ndihmë financiare.

“Ne nuk kemi bisedime me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për çfarëdo lloji të vendosjes së çfarëdo forcave ushtarake”, tha Yatsenyuk.

Këto komente u bënë në periudhën kur forcat ruse faktikisht e mbajnë të okupuar gadishullin e Krimesë në Ukrainë
XS
SM
MD
LG