Ndërlidhjet

Paris: SHBA dhe Rusia – bisedime për krizën në Ukrainë


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm
John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbajnë sot bisedime në Paris, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i ulur tensionet lidhur me krizën në Ukrainë.

Duke folur sot në Madrid, Sergei Lavrov, tha se Rusia nuk mund t’i urdhëroj ushtarët në Krime, që të kthehen prapa në baza, sepse ata janë pjesëtarë të forcave “vetëmbrojtëse” dhe nuk janë trupa të rregullta ruse.

Ministri i jashtëm i përkohshëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, nga ana tjetër, tha se Kievi dëshiron zgjidhje paqësore të krizës.

Duke folur në Paris, pas takimit me ministrin e jashtëm të Francës, Laurent Fabius, zyrtari i lartë ukrainas tha se vendi i tij dëshiron “marëdhënie fqinjësore” me Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë se Lavrov kishte refuzuar t’i pranoj përpjekjet për ta takuar sot minsitrin Deshchytsya në Paris, në kuadër të të të ashtuquajturit Grup të Memorandumit të Budapestit, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia dhe Ukraina.
XS
SM
MD
LG