Ndërlidhjet

BE: Bllokohen pasuritë e 18 ukrainasve


Bashkimi Evropian thotë se ka vendosur t’i bllokoj pasuritë e 18 shtetasve ukrainas, që janë përgjegjës për shpërdorim të fondeve shtetërore të Ukrainës.

Lista e emrave do të publikohet të enjten, me ç’rast edhe sanksionet do të fuqizohen dhe do të zgjasin për 12 muaj.

Brukseli ende nuk e ka konfirmuar identiteetin e këtyre individëve, por burime në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe këshilltarët e tij të afërt janë të përfshirë në listë.
XS
SM
MD
LG