Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Nuk ka tërheqje nga pasurimi i uraniumit


Javad Zarif

Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit ka përseritur qëndrimin e Teheranit se nuk ka plane për ta braktisur në tërësi programin për pasurimin e uraniumit.

Teksa ka folur sot në Tokio, ministri Javad Zarif ka thënë se Teherani nuk e ka plan që të mbyllë reaktorin bërthamor Arak duke thënë se “kjo është vija jonë e kuqe”.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se Teherani duhet ti çmontoj objektet e veta të pasurimit dhe përfundimisht të heqë dorë nga reaktori bërthamor Arak.

Sipas një marrëveshje të përkohshme në nëntor, Teherani kishte rënë dakord që të ngrijë disa aktivitete bërthamore për gjashtë muaj në këbmim të lehtësimit të saksioneve.
XS
SM
MD
LG