Ndërlidhjet

Tatarstan: Arrest shtëpiak për djalin e ish-ministrit


Ilustrim
Ilustrim
Ndaj djalit të i ish-ministrit të Drejtësisë në Republikën ruse të Tatarstanit, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Komisioni hetues i Rusisë ka bërë me dije të mërkurën se 33 vjeçari Ildar Kormanov, do të qëndroj i mbyllur në shtëpinë e tij në pritje të gjykimit ku ai është i akuzuar për veprën penale të mashtrimit financiar.

Babai i tij, Mihkhat Kormanov pati dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Drejtësisë në Tatarstan në nëntor të vitit të kaluar, pasi që prokuroru i përgjithshëm i Tatarstanit Ildus Nafikov, kishte njoftuar se i biri i ministrit është i dyshuar për marrje të ryshfetit.

Ai dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 47 milion eurosh (1,466,000 dollarë) nga një shtetas francez Leroy Merlin, i cili po merrej me shitjen me pakicë të shtëpive që po restauroheshin.

Një kompani energjetike e themeluar nga nëna e të akuzuarit Ildar Kormanov dhe bashkëshorti i saj, dyshohet se është e përfshirë në këtë rast.
XS
SM
MD
LG