Ndërlidhjet

logo-print

Provokime mes demonstruesve pro-rus dhe pro-ukrainas në Donetsk


Ilustrim - Aktivistët pro-ukrainas

Ilustrim - Aktivistët pro-ukrainas

Protestuesit pro ukrainas dhe ata pro rus janë përqendruar dhe kanë marrë pozitat në pjesë të kundërta në sheshin e Leninit në qytetin lindor ukrainas të Donetskut.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lir,ë Tom Balmoforth, ka njoftuar se grupet janë ndarë prej njëra tjetrës nga ana e policisë, teksa makina në lëvizje që mbanin flamuj të Ukrainës po lëviznin përrreth sheshit.

Ai ka njoftuar tutje se protestuesit pro-rus të cilët janë grumbulluar nën statujën e Vladimir Leninit, kanë tentuar që të kapnin disa flamuj nga makina që ishin në lëvizje.

Disa orë para se të mblidhen demonsturesit e kraheve të ndryshme, demonstruesit pro rus, kanë thyer kordonin policor ndërsa kanë hyrë në objektin e aminiatratës qendrore të qytetit, në katin e dytë të së cilës e kanë vendosur flamurin rus.
XS
SM
MD
LG