Ndërlidhjet

Gratë e guximshme

  • RFE /RL

Zonja e Parë, Michelle Obama, dhe dhjetë femrat fituese “Guximi i Grave Ndërkombëtare”, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zonja e Parë, Michelle Obama, dhe dhjetë femrat fituese “Guximi i Grave Ndërkombëtare”, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një mjeke afgane, aktivistja ukrainase, kandidatja presidenciale në Taxhikistan, dhe një klerike gjeorgjiane, janë në mesin e 10 femrave të nderuara me çmimin “Guximi i Grave Ndërkombëtare” të Departamentit amerikan të shtetit.

Zonja e parë amerikane, Michelle Obama, në ceremoninë e mbrëmshme në Uashington tha se “me secilën jetë që ato e kanë prekur dhe secilin shiprt që e kanë rritur, këto gra po krijojnë valë, që shtrihen në gjithë globin”.

Ky çmim i sekretarit amerikan të shtetit ka filluar në vitin 2007 dhe u jepet grave në gjithë botën, që kanë treguar “guxim të jashtëzakonshëm dhe udhëheqje në angazhimin për paqe, drejtësi, të drejta të njeriut, barazi gjinore, dhe fuqizim të femrave”.


Fituese është edhe politikanja e opozitës Oinihol Bobonazarova e Taxhikistanit, e cila avokon për të drejtat e grave, të burgosurve dhe punëtorëve emigrantë. (Video: Departamenti i Shteteve të Bashkuara)



Ndër fitueset është edhe mjekja Nasrin Oryakhil nga Afganistani, për kujdesin mjekësor dhënë grave afgane, pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve talebane. (Video: Departamenti i Shteteve të Bashkuara)



Në mesin e atyre që u nderuan me këtë çmim është edhe këngëtarja dhe aktivistja pro-evropiane ukrainase, Ruslana Lyzhchko.
XS
SM
MD
LG