Ndërlidhjet

SHBA: Rusia do të përballet me izolim më të thellë


Samantha Power
Samantha Power
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka thënë se Rusia do të përballet me “izolim më të thellë politik dhe ekonomik” nëse bën zgjidhje ushtarake të krizës në Krime.

“Do të ishte gabim për presidentin Putin që të testojë komunitetin ndërkombëtar dhe të testojë efektet që do t’i ketë në Rusi zgjidhja ushtarake”, ka thënë Power në një intervistë telefonike për Radion Evropa e Lirë.

Ajo po ashtu ka kritikuar sulmin e së mërkurës kundër të dërguarit të OKB-së, Robert Serry, i cili është kërcënuar nga persona të armatosur në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol.
XS
SM
MD
LG