Ndërlidhjet

logo-print

Nis gjykimi i dhëndrit të bin Ladenit


Sulaiman Abu Ghaith - majtas

Sulaiman Abu Ghaith - majtas

Në Nju Jork ka nisur gjykimi i dhëndrit të Osama bin Ladenit.

Sulaiman Abu Ghaith nuk e ka pranuar fajin ndaj akuzave për komplot për të vrarë amerikanë pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Një avokat i tij i ka thënë gjykatës në Manhattan se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka prova se klienti i tij ka qenë në dijeni për komplotet kundër amerikanëve.

Abu Ghaith është dërguar nga Turqia në SHBA vitin e kaluar.

Abu Ghaith, i lindur në Kuvajt, është i martuar për vajzën më të madhe të bin Ladenit, Fatima.
XS
SM
MD
LG