Ndërlidhjet

Vëllai i Karzait tërhiqet nga gara presidenciale


Qayum Karzai

Qayum Karzai

Mediat afgane raportojnë se vëllai i presidentit të Afganistanit është tërhequr nga gara presidenciale e 5 prillit.

Qayum Karzai ka thënë se ka vendosur të japë mbështetjen e tij për ish-ministrin e Jashtëm të vendit, Zalmai Rasul.

Presidenti Hamid Karzai nuk ka mbështetur publikisht asnjë kandidat.

Gjithsej 11 kandidatë janë regjistruar zyrtarisht për të marrë pjesë në garën presidenciale.

Hamid Karzai, i cili ka shërbyer dy mandate në detyrë, nuk ka të drejtë për të kandiduar.
XS
SM
MD
LG