Ndërlidhjet

logo-print

Clinton krahason Putinin me Hitlerin


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka krahasuar aksionet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Krime me ato të Adolf Hitlerit në vitet 1930.

Duke folur në një ngjarje private, Clinton ka thënë se vendosja e trupave ruse në Krime, për të mbrojtur shtetasit rusë dhe rusishtfolësit, u ngjan lëvizjeve të Hitlerit për të mbrojtur gjermanët etnikë që jetonin jashtë Gjermanisë.

“Putin është një njeri i cili beson se misioni i tij është për të krijuar madhështinë ruse”, citohet të ketë thënë Clinton.

Hillary Clinton ka shërbyer si sekretare e Shtetit nga viti 2009 deri më 2013.
XS
SM
MD
LG