Ndërlidhjet

Sulmohen në McDonald’s anëtaret e Pussy Riot


Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova
Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova
Dy themelueset e grupit rus “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, janë sulmuar sot nga një grup personash të panjohur.

Avokati Yevgeny Gubin ka thënë se sulmi ka ndodhur në një McDonald’s në qytetin Nizhni Novgorod.

Sulmuesit kanë hedhur objekte të metalit dhe ushqime në drejtim të dy vajzave, të cilat kanë pësuar lëndime në sy.

Tolokonnikova dhe Alyokhina kanë shërbyer gati dy vjet burg për një performancë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës, më 2012.

Ato janë liruar në dhjetor.
XS
SM
MD
LG