Ndërlidhjet

BE ngrin asetet e Yanukovychit dhe 17 të tjerëve


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet e mbajtura në 28 vende të bllokut nga presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe 17 zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-kryeministrin, Mykola Azarov.

Lista po ashtu përfshin ish-kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, ish-prokurorin e përgjithshëm, ish-ministrin e Brendshëm, ish-ministrin e Drejtësisë dhe djalin e Yanukovychit, Oleksandr.

Zyrtarët në listë dyshohen për përvetësim të fondeve shtetërore dhe transferim të paligjshëm të fondeve jashtë Ukrainës.

Ngrirja e aseteve zbatohet brenda territorit të BE-së, përfshirë hapësirën e saj ajrore, për 12 muajt e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG