Ndërlidhjet

Ukrainë: Nuk do ta ekstradojmë shtetasin tonë në Rusi


Dmytro Yarosh
Dmytro Yarosh
Ukraina ka bërë me dije se lideri i aleancës së djathtë të organizatës nacionaliste ukrainase Dmytro Yarosh, nuk mund të ekstradohet në Rusi.

Përmes një deklarate të lëshuar, zyra e prokurorit të përgjithshëm, ka bërë me dije se Yarosh i cili kërkohet nga Moska nën akuzën për ekstermizëm është shtetas ukrainas, dhe bazuar në kushtetutën ukrainase, kodin penal dhe konventën evropiane për ekstradim, ai nuk mund të ekstradohet për në Rusi.

Urdhër-arresti nga ana e autoriteteve ruse ndaj Dymytro Yarosh, është lëshuar një ditë më parë.

Rusia e akuzon atë për se ka bërë thirrje publike që forcat anti-ruse të zhvillojnë aksione ekstremiste dhe terror në drejtim të Rusëve.

Të dielën ndërkaq, Yarosh ka akuzuar forcat ruse të “intervenimit të drejtëpërdrejtë ushtarak” në Ukrainë ndërsa ka shtuar se Ukrainasait kanë të drejtë që të reagojnë ndaj akresorit.
XS
SM
MD
LG