Ndërlidhjet

logo-print

Donetsk: Policia rimerr objektin e administratës


Pamje nga demonstratat në Donetsk

Pamje nga demonstratat në Donetsk

Policia Ukrainase sërish ka intervenuar për ti nxjerrë jashtë demonstruesit pro-rus, nga ndërtesa e administratës në qytetin lindor të Donetskut në Ukrainë.

Derisa një ditë më parë protestuesit rus kishin hyrë në objekt dhe e kishin ngritur flamurin nga kati i dytë, sot një gjë të tillë e kanë bërë Ukrainasit. Ata kanë larguar protestuesit pro-rus ndërsa në objekt e kanë vënë flamurin ukrainas.

Një zëdhënëse e policisë ka njoftuar se policia para se të nxjerrë me forcë protestuesit nga godina, i ka rekomanduar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Derisa rekomandimi nuk ka kryer punë, policia ka intervenuar me forcë ndërsa gjatë aksionit, ka arrestuar dhjetëra protestues.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe prijesi i këtij grupi pro- rus, Pavel Gubarev.

Por, zëdhënësja e policisë së atjeshme, zyrtarisht nuk ka konfirmuar për arrestimet.

Qyteti i dontestkut është vendi i lindjes së ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG