Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Zhduket aktivisti opozitar


Pamje nga Baku
Pamje nga Baku
Një aktivist i njohur i partisë opozitare të Azerbajxhanit, Partisë Popullore në pushtet, është zhdukur të mërkurën mbrëma.

Zëdhënësi i kësaj partie opozitare, Natiq Adilov, përmes rrjetit të tij në Facebook, ka bërë me dije, se aktivisti Turkel Azerturk, është zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës.

I kontaktuar nga radio Evropa e Lirë, vëllai i të zhdukurit Azerturk, Eltac Aliyev, ka thënë, se vëllai i tij është zhdukur pasi që kishte pranuar një telefonatë nga një grua, e cila kishte kërkuar ndihmë rreth dërgimit të ushqimit për një të burgosur.

Vëllai i tij ka njoftuar se rastin e zhdukjes e kanë lajmëruar në polici.

Vetëm në ditët e fundit, pesë antarë të kësaj partie opozitare janë arrestuar e burgosur pasi që të njëjtit i kanë rezistuar për ditë të tëra policisë.
XS
SM
MD
LG