Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Pezullohet gjykimi ndaj Mohamed Morsit


Ilustrim

Ilustrim

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi dhe 14 ndihmësve të tij si të akuzuar për nxitje, është pezulluar përkohësisht.

Pezullimi i përkohshëm i gjykimit, ka ndodhur pas që njëri nga avokatët e çështjes, Mohamed al-Demati, e ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri ndërsa ka kërkuar nga gjykatësi i qështjes që të jap dorëheqje nga rasti.

Pas kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e apelit duhet të vendos nëse do të caktojë apo jo, një panel të ri të gjyqtarëve për ta gjykuar këtë rast.

Prokurorët kanë bërë me dije, se Mohamed Morsi dhe 14 të tjerët, akuzohen se kanë nxitur përkrahësit e organizatës islamike që të vrajnë protestues islamik.

Vrasjet, sipas prokurorisë, kanë ngjarë jashtë pallatit presidencial, në dhjetor të vitit 2012. Në këto përleshje, sipas prokurorisë janë vrarë dhjetë persona.

Por, ish-presidenti egjiptas, po përballet edhe me tri gjykime të tjera duke përfshirë akuzat për konspiracion, ato për mospërfilje të gjykatës si dhe për një ikje nga burgu në 2011-ten.

Mohamed Morsi i cili ishte president i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, ishte rrëzuar pas një viti që kishte mbajtur pozitën e të parit të shtetit.

Rrëzimi i tij kishte rezultuar pas protestave masive kundër sundimit të tij një vjeçar.
XS
SM
MD
LG