Ndërlidhjet

Ishte koha kur vendet e ish Jugosllavisë mbushin faqet kryesore të mediave botërore, atëherë kur urrejtja mbizotëronte në këtë territor dhe kur ata që urrenin po shkatërronin çdo gjë përreth.

Ishte shumë e qartë që lufta nuk do të ndalej as në Kroaci, e as në Bosnjë e Hercegovinë. Regjimit të atëhershëm të Slobodan Milosheviqit i duhej vazhdimisht një armik.

Kur nuk arriti të fitojë atë që synoi në Slloveni, kur e humbi luftën në Kroaci, kur nuk arriti të marrë që që deshi në Bosnjë e Hercegovinë dhe kur u braktis nga Mali i Zi – Milosheviqit i mbeti të shpëtohej me një shtyrje të dhunshme të Kosovës drejt Serbisë.

Duke i pasur parasysh këto zhvillime, doja që progarmin në gjuhën shqipe ta nisnim shumë më herët.

Kisha atëbotë përkrahjen e menaxhmentit të radios. Por, në Washington, ndonjëherë procesi i marrjes së vendimeve zgjat më shumë. Sidoqoftë, rreth dy jvë para se Milosheviqi të vendoste të nisej në aventurën e tij të fundit prej humbësi – ne nisëm programin në gjuhën shqipe.

Si drejtor i Shërbimit për Ballkanin nuk e kisha aq të vështirë. Me të marrë “dritën e gjelbër”, programi nisi pothuajse pa asnjë përgatitje, sepse kishim të bënim me profesionistë.

Gjashtëmbëdhjetë ditë pas themelimi, nisi lufta në Kosovë. Skena të llahtarshme nga Kosova vërshuan botën, njerëzit përpiqeshin të mbijetonin. Për mua atëherë ishte problem se si të arrinim te informacionet në Kosovë, në një situatë kur të gjithë gazetarët ishin ose të arrestuar ose të përndjekur?

Si të siguroheshim që informacionet nga Kosova ishin të sakta? Nëse s’kemi askend në Prishtinë, programi do të shdërrohej në program deklaratash dhe rrëfimesh vetëm nga NATO-ja dhe Serbia…Por, kolegët e mi nga redaksia në gjuhën shqipe nuk na braktisën asnjëherë. Disa prej tyre kishin mbetur në Prishtinë.

E di që një herë më është dashur të vendos rregullin që të mos emërohen gazetarët tanë në terren. Unë e dija se kush i dërgonte, të tjerët pastaj i lexonim. Në disa raste tregoheshim edhe naiv, thonim në program se raportin që sapo lexuam e ka dërguar kolegu ynë nga Kosova, edhe pse e denim se në Kosovë kishim kolege [gjini femërore]. Përpiqeshim të humbnim gjurmët.

Më kujtohet një rast kur kolegët në Prishtinë demantuan NATO-n. Në fakt, Jamie Shea, atëboë zëdhënës i Aleancës Veriatlantike, në një konferencë shtypi pati deklaruar se forcat serbe kishin likuiduar dy intelektualë t ënjohur shqiptarë.

Deklarata erdhi rreth 10 minuta para transmetimit të programit. I kemi thirrë kolegët në Prishtinë të cilët na thanë se informacioni është i pasaktë. Në program e dhamë lajmin e zotit Shea dhe e dhamë edhe lajmin e kolegëve tanë në Prishtinë. Një ditë më vonë Jamie Shea kërkoi falje për gabimin e bërë.

Edhe sot jam i mrekulluar me redaksinë në gjuhën shqipe, me rininë, energjinë dhe profesionalizmin që kjo redaksi shpërfaq.

Do të duhej që nga ju – kolegë të dashur – të mësonim shumëçka.

Nenad Pejiq
Kryeredaktor i programeve të Radios Evropa e Lirë
XS
SM
MD
LG