Ndërlidhjet

Urime juve në 15 vjetorin e shërbimit shqip të Radios Evropa e Lirë. Ju përgëzoj për këtë arritje të madhe dhe për përkushtimin tuaj që t’i shërbeni popullatës shqip-folëse në Evropën Juglindore, posaçërisht në Kosovë, përmes komunikimit të hapur të informacionit dhe ideve.

Shërbimi shqip i Radios Evropa e Lirë ka ofruar në vazhdimësi lajme dhe informacione të sakta, të balansuara dhe të zgjeruara, dhe ka promovuar demokracinë, qeverisjen e mirë, paqen dhe stabilitetin në një rajon të trazuar, por shumë të rëndësishëm të Evropës.

Gazetaria juaj objektive dhe përkushtimi që ta mbani publikun të informuar për vendin dhe botën e tij, kanë bërë që ju të gëzoni edhe besimin e tij.

Evropa Juglindore vazhdon të vuajë nga jostabiliteti politik dhe ekonomik, qeverisja e dobët, tensionet etnike, përparimi i ngathtë në vendosjen e shoqërive demokratike dhe shumë-kombëshe, dhe nga një ambient i njëanshëm medial.

Puna juaj sot është po aq thelbësore sa ishte 15 vite më parë. Pres me kenaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin me ju.

Elez Biberaj,
Drejtor i Divizionit të Euro-Azisë
Zëri i Amerikës

Trego komentet

XS
SM
MD
LG