Ndërlidhjet

Më 27 prill zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 27 prill, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Vendimi u dekretua nga Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski pas vendimit të një dite më parë të deputetëve për vet shpërndarjen e institucionit ligjvënës.

“I bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin për zgjedhje të presidentit dhe zgjedhje të deputetëve që të veprojnë në përputhje me përcaktimeve ligjore dhe kushtetuese, të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere të qete dhe demokratike në të cilën çdo qytetar të mund me dinjitet të realizoj të drejtën e votës”, ka deklaruar Veljanovski duke shprehur besimin se Komisioni Shtetëror i Zgjedhove do ti tejkalojë paqartësitë eventuale lidhur me faktin se në të njëjtën ditë mbahen dy cikle zgjedhore.

Nisma për shpërndarjen e Kuvendit ishte e Bashkimit Demokratik për Integrim pas mosmarrëveshjeve me partnerin qeverisë, VMRO-DPMNE lidhur me kërkesën për caktimin e një kandidati konsensual për president.
XS
SM
MD
LG