Ndërlidhjet

Yuriy Savchenko e quan agresion praninë e Moskës në Ukrainë


Yuriy Savchenko, Ambasador i Ukrainës në Uzbekistan
Yuriy Savchenko, Ambasador i Ukrainës në Uzbekistan
Ambasadori i Ukrainës në Uzbekistan, e ka cilësuar praninë e forcave ruse në Krime, si agresion nga ana e Moskës.

Yuriy Savchenko, teksa ka folur sot për radion Evropa e Lirë ka thënë se Ukraina duhet të zgjidhë problemet vetë, dhe atë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.

Ai ka shfaqur shqetësimin e tij për dezinformatat e publikuara në mediat ruse, ndërsa ka shtuar, se protestat në Ukrainë nuk janë importuar nga perëndimi, por se ishin tërësisht protesta të brendshme të popullit ukrainas.

Savchenko tha se e vlerëson qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Uzbekistanit, e cila ka thënë se mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe se zgjidhja duhet të gjendet sipas legjislacionit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG