Ndërlidhjet

Vëzhguesit e OSBE-së pengohen të hyjnë në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Një grup prej 40 vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, janë penguar nga dy grupe të personave të armatosur që të hyjnë në Gadishullin Krimeja.

Agjencitë e lajmeve, citojnë burime diplomatike, të kenë thënë se vëzhguesit paqësor, u ndaluan në një postbllok të ngritur nga ana e anëtarëve e milicisë pro-ruse.

Misioni vëzhgues i OSBE-së kishte për qëllim ndaljen e tensioneve në gadishull i cili në fundjavë është marrë përsipër nga ana e forcave ruse.

Agjencia AFP citon një diplomat të ketë thënë se vëzhguesit nuk janë kthyer mbrapa.

Sipas tij, personat e armatosur që i kanë ndaluar vëzhguesit, dukeshin të jenë mjaft profesional dhe të trajnuar mirë.

Misioni i OSBE-së që është penguar të hyjë në gadishull, ishte paraparë që të qëndroj atje deri më 12 mars ndërsa një gjë të tillë e ka kërkuar qeveria e re në Kiev.
XS
SM
MD
LG