Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit i hapë rrugë nisjes së gjykimit ndaj Limajt


Fatmir Limaj gjatë seancës gjyqësore

Fatmir Limaj gjatë seancës gjyqësore

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një vendo,r ka vendosur të mërkurën për pranueshmërinë apo jo të provave në rastin që njihet si “MTPT1”, e ku në mesin e të akuzuarve është ish-ministri i transportit Fatmir Limaj.

Sipas një noftimi të lëshuar nga misioni EULEX, Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorit dhe me këtë i ka shpallur të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë së Fatmir Limajt në Çagllavicë më datën 28 prill 2010, të cilat më përpara ishin përjashtuar nga gjyqtari kryesues.
Njashtu gjykata, me vendimin e së mërkurës, e ka shpallur si provë të pranueshme procesverbalin e intervistimit të pandehurit Florim Lima nga Prokurori Special më 4 shtator 2012. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorisë sipas misionit EULEX është refuzuar si e pabazë, ashtu siq janë refuzuar ankesat e mbrojtjes.

Pas marrjes së këtij vendimi nga gjykata e apelit, gjykimi përkitazi me këtë qështje do të vazhdoj në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në këtë gjykim, ish-ministri Fatmir Limaj do të përballet me akuzën për krim të organizuar, me atë të shpërdorimit të pozitës zuyrtare, për veprën penale të marrjes së mitos si dhe për mosdeklarimin e faktit se ka marrë para gjatë fushatës.

Të akuzuar në këtë mes, ish-shefi i kabinetit të Limajt Endrit Shala dhe ish-shefi i prokurimit Nexhat Krasniqi, do të përballen poashtu me akuzën për krim të organizuar, atë të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe veprën penale të marrjes së mitos.

I fundit në mesin e të akuzuarve është Florim Zuka i cili akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare si dhe ka dhënë mito.
XS
SM
MD
LG