Ndërlidhjet

Afganistan: Qayum Karzai tërhiqet nga gara për president


Qayum Karzai gjatë një interviste të dhënë në muajin shkurt
Qayum Karzai gjatë një interviste të dhënë në muajin shkurt
Vëllai i madh i presidentit afgan Hamid Karzai, Qayum Karzai, ka njoftuar zyrtarisht se është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të afganistanit.

Njoftimin për dorëheqjen nga gara, ai e ka bërë publik të enjten, kur ka njoftuar se do tashmë do ta mbështesë kandidatin Zalmai Rasul.

“Unë dhe ekimi im e konsiderojmë vetën si një pjesë të rëndësishme të këtij koalcioni të ri dhe deklarojmë mbështetjen tonë për doktor Zalmai Rasul” ka thënë Karzai.

Presidenti aktual Hamid Karzai e ka të ndaluar me kushtetutë që të rikandodoj sërish për këtë post.

Deri më tani ai nuk e ka dhënë mbështetjen publike për ndonjë kandidat.

Dhjetë sosh vazhdojnë të jenë në garë për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 5 prill.
XS
SM
MD
LG